10 janar 2014 – Përfshihet nga flakët mëngjesin e sotëm një ndërtesë në zonën e Spitallës në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas burimeve të para të policisë, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forcat e zjarrfikësve të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.