Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen nr. 7 të qytetit të Durrësit, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Sipas informacioneve paraprake, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.





