Një sipërfaqe me shkurre dhe rrënjë ulliri është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Ishëm të Durrësit.

Krahas dy dylymëve të sipërfaqes pyjore nga flakët mësohet se është dëmtuar edhe kabulli i tensionit të lartë që kalonte aty pranë.

Ndërkohë zjarrfikësit të nisur nga fshati Shetaj pas një ore ndërhyrje kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo jo.