Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr.22 në Durrës, e pozicionuar në shkollën 9-vjeçare “Marie Kaçulini”.
Kjo KZAZ përmbante 79 qendra votimi të zonës së Plazhit, ish-Kënetës dhe Shkozeti.
Paraprakisht mësohet se deri më tani janë numëruar 395 kuti nga 481 në total, nga ku:
PS ka marrë 62 731 vota; PD ka marrë 52 015 vota dhe LSI ka marrë 7 746 vota.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm ka përfunduar ky proces në Shijak, ku kryesoi Partia Socialiste me diferencë të madhe votash ndaj rivalëve PD dhe LSI.





