Përfundon shpërndarja e bazës materiale, materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, në KZAZ-në nr.23, e ngritur pranë shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës.
Burimet bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se dorëzimi i materiale zgjedhore është realizuar për të 73 Qendrat e Votimit që mbulon kjo KZAZ.
Vlen të theksohet fakti se KZAZ-ja nr.23 përfshin lagjet kryesore të qytetit.
Qarku i Durrësit ka 6 KZAZ, nga të cilat KZAZ nr.20 është e bashkisë Krujë, KZAZ nr21, 22,23 dhe 24 përfshin bashkinë Durrës, ndërsa KZAZ nr.25 është e bashkisë Shijak.
KZAZ NR i QV VENDNDODHJA
20 92 QV Salla e kulturës e Bashkisë Krujë 300 m2
21 108 QV Pallati i Sportit “Ramazan Njala” 500 m2
22 79 QV Palestra e shkollës “Marie Kaçulini” 300 m2
23 75 QV Palestra e Shkollës “Jan Kukuzeli” 300 m2
24 73 QV Palestra e Shkollës “Leonik Tomeo” 234 m2
25 54 QV Palestra e shkollës “16 Shtatori” 394 m2





