Përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.22, tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, ndërsa sapo ka përfunduar edhe tek KZAZ nr.24 tek palestra e shkollës së mesme “Leonik Tomeo”.
Ndërkohë procesi vijon në KZAZ nr.21 tek Pallati i Sportit, ku kanë mbetur ende për t’u dorëzuar materialet e 30 Qendrave të Votimit.
KZAZ-ja e parë që e përfundoi këtë proces në Durrës ishte ajo me nr.23 tek palestra e shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.
Nga komunikimi që “DurrësLajm” pati me kryetarin e KZAZ nr.20 në Krujë, mësohet se janë shpërndarë materialet për gjysmën e Qendrave të Votimit, ndërsa mbeten për t’u shpërndarë materialet për QV-të e Fushë Krujës dhe Krujës.
Procesi i shpërndarjes së materialeve vijon ende edhe në KZAZ nr.25 në Shijak.
KZAZ NR i QV VENDNDODHJA
20 92 QV Salla e kulturës e Bashkisë Krujë 300 m2
21 108 QV Pallati i Sportit “Ramazan Njala” 500 m2
22 79 QV Palestra e shkollës “Marie Kaçulini” 300 m2
23 75 QV Palestra e Shkollës “Jan Kukuzeli” 300 m2
24 73 QV Palestra e Shkollës “Leonik Tomeo” 234 m2
25 54 QV Palestra e shkollës “16 Shtatori” 394 m2





