Durrës, 26 korrik 2014– Në kuadër të 100 vjetorit të luftës së parë botërore dhe si pjesë e nismës të Presidencës italiane të BE-së, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit organizojnë një ceremoni përkujtimore dhe homazhi për viktimat e Luftës së Parë Botërore.
Ceremonia do të zhvillohet, të dielën më datë 27.korrik, në ora 20.30, tek sheshi përpara Bashkisë së Durrësit.
Ceremonitë e ngjashme që do të zhvillohen në shumë vende në gjithë botën do të xhirohen dhe më pas do të shfaqen në një program të posaçëm televiziv nga RAI.
Ceremonia përfshin fjalime të zyrtarëve të lartë lokalë dhe të shtetit shqiptar si dhe interpretim i veprës muzikore për trompë, “Heshtja”.
Pjesa muzikore “Heshtja”, do të ekzekutohet në shumë vende të botës që kanë përqafuar këtë nismë, si SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Hungaria, Rumunia, Kosta Rika, Mali i Zi, Rusia, Kuba, Polonia, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Shqipëria me këtë ceremoni i bashkohet një aktiviteti global për të përkujtuar Luftën e Parë Botërore dhe për të shprehur homazh për viktimimat e një ngjarje të rëndësishme historike botërore si një moment reflektimi kundër luftës dhe në mbështetje të një Evrope të paqes.
Programi i Ceremonisë
20.30. Mbërritja e të ftuarve
20.40. Fillimi i ceremonisë. Moderatori hap aktivitetin
20.45. Fjalë Rasti, z. Vangjush Dako , Kryetari i Bashkisë së Durrësit
20.50. Fjalë Rasti, Zhulieta Harasani, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik për Trashëgimninë dhe Diversitetin Kulturor
20.55. Fjalë Rasti, Z. Zef Çuni, Zv. Ministri i Kulturës
20.59. Ftohet trombetisti Reinald Foçi për të luajtur veprën “Heshtja”
21.00 Luhet vepra, ndërkohë një ushtar ul flamurin në gjysmë shtizë
21.10. Aktiviteti mbyllet





