DURRËS, 15 dhjetor 2013 – Poeti dhe përkthyesi Perikli Jorgoni (1936-2012) është përkujtuar para disa ditësh në një takim të organizuar nga familja dhe biblioteka publike e qytetit të Durrësit. Bashkëshortja e tij Elida Jorgoni vlerësoi praninë e dhjetëra miqve intelektualë e krijues në takimin përkujtimor kushtuar poetit. Folën me respekt dhe treguan kujtimet e tyre shkrimtarët Bashkim Hoxha, Kozeta Zavalani, Bardhyl Agasi, Agim Bajrami, Nazmi Roli, si dhe skulptori Idriz Balani. Doli në pah ndihmesa e madhe e Jorgonit në poezinë shqipe, përkthimet, redaktimet. Jorgoni dhe akademiku Rexhep Qosja adhuronin nj adhuronin njëri tjetrin (shih foton poshtë). Të pranishmit propozuan që emri i tij të përjetësohet në Durrës në një prej rrugëve apo shkollave të qytetit. Fotot dhe info: mirësjellje e Gëzim Kabashit-ATSH.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/