Durrës, 23 gusht 2014 – Një autobot me gaz është përmbysur në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur nje autobot i furnizuar me gaz është përmbysur ne rruge duke shkaktuar rrezik per perhapjen e flakeve.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie si dhe zjarrëfikëset të cilët rrethuan zonën.

Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht per shkak te nje gabimi te drejtuesit te autobotit, ndërsa nuk ka persona të dëmtuar.

Policia po punon për të lëvizur nga rruga autobotin e përmbysur, qe per shkak te bllokimit te rruges ka shkaktuar trafik ne rruge.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobotit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/