Durrës, 15 mars 2014 – Një aksident me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit.
Mësohet se aksidenti tragjik është regjistruar në orën 06.10 të mëngjesit. Dy automjete, njëri tip BMW me targa AA944CZ dhe një furgon shpërndarje i një kompanie private me targa AA789EK, kanë mbetut të përfshirë në aksident.
Burime policore bëjnë të ditur se furgoni që drejtohej nga 27 vjeçari Marsel Rrapi nga Tirana është goditur nga pas prej automjetit tip BMW që drejtohej nga shtetasi Ilir Ajazaj, 29 vjeç, nga Durrësi. Përplasja e fuqishme i ka shkaktuar dëmtime të shumta 27 vjeçarit Rrapi, i cili megjithëse është dërguar me urgjencë në spital, ka humbur jetën disa minuta më vonë.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





