Durrës, 6 korrik 2014 – Përplasja e 5 automjeteve në afërsi të Maminasit ka krijuar rradhë të gjata në trafik.
Fatmirësisht nga përplasja masive e mjeteve nuk ka persona të lënduar.
Policia që ka mbërritur në vendngjarje po punon për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Këtë të dielë, në akset rrugore që lidhin qytetin e Durrësit me qytetet e tjera të vendit dhe ato që të çojnë drejt zonave turistike është vënë re një trafik i dendur mjetesh, pasi shumë pushues i janë drejtuar plazheve për të kaluar ditën e pushimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





