Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e djeshme në Durrës, në fshatin Hamallaj.
Si pasojë, ka mbetur i aksidentuar njëri prej drejtuesve, shtetasi K.R., 19 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, për të cilin policia raporton se pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga drejtuesin e “Benz”-it tjetër, 20-vjeçarin me iniciale A.K., banues në Hamallaj.
Ai ishte duke drejtuar në gjendje të dehur dhe si të mos mjaftonte, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u identifkua nga policia dhe u arrestua më pas.





