Përplasen dy automjete tek Ura e Dajlanit. Aksidenti është regjistruar pak minuta më parë.

Nga përplasja mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë mund të jetë bërë shkak për përplasjen.