Durrës, 13 gusht 2014 – Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.6, në Durrës.

Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasoja dy femra kanë mbetur të plagosura.

Sipas burimeve policore, ka qenë ora 04.00 e së mërkurës kur shtetasja D.P.,  31 vjeçe, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin Benz AA765FN është përplasur me mjetin fuoristradë Volsvagen me targa DR2695E të drejtuar nga shtetasi S.K.,  43 vjeç, banues në  Durrës.

Nga përplasja e fortë janë aksidentuar drejtuesja e mjetit dhe motra e saj B.P., 28 vjeçe.

Të dy motrat janë shoqëruar në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/