Dy vajza të reja, 19 dhe 21 vjeçe kanë mbetur të plagosura për shkak të një aksidenti të regjistruar rreth orës 02.45 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.11 në Durrës.
Sipas policisë, dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë shtetaset K.B. dhe U.Q., përkatësisht 19 dhe 21 vjeçe, banuese në Tiranë kanë mbetur të lënduara dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. Sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, 25 vjeçarin E.K., nga Tirana që udhëtonte me mjetin tip BMW dhe 60 vjeçarin J.D., nga Durrësi që lëvizte me një mjet tip Benz për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti rrugor.





