DURRËS, 27 maj 2013– Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, për shkak të një aksidenti të rëndë rrugor.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Katër Rrugët e Shijakut-Durrës, në afërsi të fshatit Xhafzotaj. 

Automjeti me targë DR 61 65 D në pronësi të shtetasit Ilmi Çyrbja, sipas të dhënave të para po ecte me shpejtësi tepër të madhe. 

Fillimisht sqaron policia automjeti tip benz, është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka bërë disa salto, është përplasur sërish, duke u ndarë në dy pjesë.

Si pasojë e aksidentit tragjik kanë mbetur dy të vdekur përkatësisht kushërinj me njëri tjetrin, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Xhuljan Çyrbja i cili është transportuar për në spitalin ushtarak në gjendje kritike për jetën.

Policia konfirmon se viktimat dhe i lënduari janë tre të rinj, banorë të fshatit sallmone në  Shijak.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Fillimisht nisur nga përmasat shkatërruese të aksidentit, policia tha se kemi të bëjmë me një shpërthim të një bombole gazi e cila ndodhej në automjet, por pas verifikimeve të para në vendngjarje policia tha se shkak për aksidentin e rëndë, është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit si dhe dhenja e dehur, duke shkaktuar një përplasje fatale për jetën e dy të rinjve me mbier çyrbja si dhe plagosjen e një të treti.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/