Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në "Sektor Rinia" në Durrës.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.

Sipas informacioneve të para, përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar thuajse plotësisht. Ndërsa shoferi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.