DURRES, 6 korrik 2013 – Një drejtues automjeti, ka gjetur vdekjen rreth orës 04;00 të mëngjesit të së shtunës, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip Benz me targa DR 52 69 D në afërsi të rrotondos së Shën-Vlashit.
Burimet zyrtare të policisë së Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pohuan se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Shpëtim Tepshi, 62-vjeç, banor i lagjes numër 8 Durrës.
Sipas policisë, aksidenti ka ardhur si rezultat i daljes jashtë kontrollitë të automjetit të 62-vjeçarit dhe përplasjes së këtij të fundit me trafik ndarësen e rrotondos.
Ekspertë të aksidenteve pohojnë që kjo përplasje e fortë i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të automjetit, 62-vjeçarit, Shpëtim Tepshi.
Nga ana e grupit hetimor vijon puna për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti me pasojë vdekje.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





