3 gusht 2015 – Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrësit, ku një djalë i ri 24 vjeç ka humbur jetën.

Rreth orës 21:30, te mbikalimi Shkozet-Plepa në vendin e quajtur “Kabina elektrike”, 24-vjeçari me iniciale E.L., i cili po drejtonte një motoçikletë ‘Dayton’ pa targa, është përplasur nga një tjetër djalë i ri, Alket Koçi, 28 vjeç.

Koçi po ngiste një makinë tip ‘Volsvagen’ me targa ‘ AA 458 JV’, me të cilën ka aksidentuar të riun nga Durrësi. Përplasja rezultoi fatale për 24-vjeçarin, për të cilin mësohet se u aksidentua shumë rëndë dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Durrësit. Por, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm më 3 gusht, njoftojnë burime zyrtare të policisë.

Ndërsa, Alket Koçi u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e ‘Drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/