Aksidentohet një këmbësor në Durrës dhe përfundon në spital, policia arreston drejtuesin e mjetit që e përplasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit”, shtetasin K. Xh., 38 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës.

Duke drejtuar automjetin, 38-vjeçari ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.