Një aksident tragjik, me një viktimë është regjistruar sot rreth orës 18.35 në qendër të Sektorit Hamallaj.

Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një mjet tip Audi që drejtohej nga Ledion Pacuku, 26 vjeç, banues në Hamallaj.

Policia e Durrësit bën të ditur se viktimë ka mbetur shtetasi L.K. rreth 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të përplasjes së fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.