Në çdo 8 mars femrat në të gjithë botën festojnë ditën e tyre duke bërë një rezyme të asaj çfarë kanë arritur përsa i përket përfaqësimit të grave në të gjitha sferat e jetës. Ndërsa po përflitet prej kohësh kandidatura e zonjës Topalli për postin e Presidentit tw Republikws, Shqipëria në këtë 100-vjetor të pavarësisë së saj mund të ketë presidenten e parë femër. Po pavarësisht faktit nëse në 2012 vendi ynë do të ketë ose jo në postin më të lartë shtetëror një femër, gratë në ditët tona i sheh protagoniste në vendimmarrje, biznesmene të zonja, aktore të shoqërisë civile, mjekje, gjyqtare apo prokurore, profesione këto që kanë qenë konsideruar  ekskluzivitet i meshkujve.

Në Durrës, për herë të parë, vitin e kaluar u zgjodh një grua në postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut, Eglantina Bekteshi, duke qenë aktualisht gruaja e vetme në një post të lartë drejtues në qytetin bregdetar. Nëse do të ndaleshim në zgjedhjet e fundit për rektorin e universitetit të Durrësit të tre kandidatët në garë ishin meshkuj, megjithëse pjesa më e madhe e stafit akademik të këtij universiteti përbëhet nga pedagoge femra. E njëjta situatë mbizotëron edhe në shumë drejtori rajonale, ku në pjesën dërrmuese të tyre  titullarët janë meshkuj.

Megjithëse në zgjedhjet e fundit lokale, partitë e përfshira në garën elektorale u angazhuan që 1/3 e kandidatëve të listave për këshillat bashkiakë dhe komunalë të ishin femra, konfigurimi i këtyre këshillave na krijon një ide të qartë; dominimin e meshkujve në përqindje mjaft të lartë. Këshillat komunalë të njësive vendore Cudhi dhe Bubq nuk kanë në përbërje të tyre asnjë anëtare femër. Komuna të tjera si Nikël, Thumanë, Maminas apo Katund i ri kanë në këshillat vendore vetëm nga një përfaqësuese femër. Pak më mirë paraqiten bashkitë e Krujës, Fushë -Krujës apo komuna e Gjepalajt. Numrin më të lartë të anëtarëve femra në strukturën e tij e regjistron këshilli bashkiak i Durrësit që ka nëntë femra në përbërjen e tij, duke pasur kështu një raport përfaqësimi 20 me 80%. 

Por si paraqiten raportet e përfaqësimit të femrave në administratën publike dhe në organet vendimmarrëse në qarkun tonë dhe sa përqind e tyre është vendosur në poste të larta drejtuese? Për të krijuar një tablo lidhur me këtë ne ju referuam të dhënave që vetë këto institucione na vunë në dispozicion. Duke marrë në shqyrtim numrin e të punësuarve në 3 organet e qeverisjes lokale dhe qendrore në Durrës; Bashki, Këshilli i Qarkut dhe Prefekturë, institucioni i prefektit regjistron numrin më të lartë të grave në organikën e tij. Në këtë institucion raportet janë 73% e të punësuarve femra dhe vetëm 27% meshkuj, ndërkohë që të pesë shefet e sektorëve janë femra.

Përsa i përket pushtetit lokal, burime zyrtare nga Bashkia e Durrësit megjithëse nuk bëjnë të ditur numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni thanë se është ruajtur një ekuilibër mes të punësuarve nga të dy sekset, për këtë arsye raportet janë thuajse 50% me 50%. Përsa i përket përfaqësimit në nivel drejtorish, femrat drejtojnë gjashtë prej tyre, ndërsa meshkujt katër, nga 10 drejtori që numëron gjithsej bashkia. Ndërkohë, Këshilli i Qarkut, megjithëse drejtohet nga një femër, në organikën e tij ka gjithsej 58 punonjës dhe nga këta 33 janë meshkuj dhe 25 femra. Siç vihet re nga statistikat e punonjësve të këtyre institucioneve punësimi i femrave në administratën shtetërore është në nivele të kënaqshme. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përfaqësimin e grave në organet vendimmarrëse në nivel qarku. Megjithëse në zgjedhjet e fundit lokale, partitë e përfshira në garën elektorale u angazhuan që 1/3 e kandidatëve të listave për këshillat bashkiakë dhe komunalë të ishin femra, konfigurimi i këtyre këshillave na krijon një ide të qartë; dominimin e meshkujve në përqindje mjaft të lartë.

Pra, ndërsa nuk ka shumë për të thënë për punësimin e grave në administratë, çështja komplikohet kur bëhet fjalë për gra që vijnë në organet vendimmarrëse përmes procesit të votimit. Nga statistikat që disponon Këshilli i Qarkut del në pah se këshillat komunalë të njësive vendore Cudhi dhe Bubq nuk kanë në përbërje të tyre asnjë anëtare femër. Ndërkohë komuna të tjera si Nikël, Thumanë, Maminas apo Katund i ri kanë në këshillat vendore vetëm nga një përfaqësuese femër. Pak më mirë paraqiten bashkitë e Krujës, Fushë -Krujës apo komuna e Gjepalajt në të cilat përfaqësimi i grave është respektivisht në shifrat 17%, 16% dhe 20%. Numrin më të lartë të anëtarëve femra në strukturën e tij e regjistron këshilli bashkiak i Durrësit që ka nëntë femra në përbërjen e tij. Gjithsesi edhe në këtë rast përfaqësimi i grave nuk është i lartë, po të kihet parasysh se ato kanë 36 kolegë meshkuj, duke pasur kështu një raport përfaqësimi 20 me 80%. 

Ndërsa të gjitha njësitë lokale dhe këshillat respektive të tyre në rang qarku drejtohen nga meshkuj, vlen të theksohet fakti se vetëm komunat Xhafzotaj dhe Maminas kanë zgjedhur si nënkryetare të këshillave të veta vendore femra. Nga kjo panoramë del mjaft qartë se pavarësisht politikave, takimeve apo angazhimeve elektorale për një përfaqësim më të drejtë mes meshkujve dhe femrave në organet vendimmarrëse duket ende e largët dita kur këto raporte do të jenë më mirë të barazpeshuara.

 

Përbërja e këshillave bashkiakë

Meshkuj

Femra

Durrës

36

9

Nikël

14

1

Thumanë

16

1

Cudhi

13

Bubq

15

Krujë

14

3

Fushë Krujë

21

4

Gjepalaj

12

3

Xhafzotaj

15

2

Rrashbull

23

2

Maminas

14

1

Katund i ri

16

1

Ishëm

13

2

Sukth

23

2

Shijak

14

3

Manëz

15

2