Durrës, 30 mars 2014 – Ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme me sms dhe thirrje telefonike bashkëmoshataren e tij, denoncohet në polici 37 vjeçari. Pas shqetësime sistematike në telefon, shtetasja F.K. 37 vjeçe, nga Durrësi ka denoncuar në polici personin që e bezdiste. Duket se 37 vjeçarja e njihte ngacmuesin e saj, E.T. 37 vjeç, nga Durrësi, pasi në të gjitha rastet që e ka marrë në telefon ose e ka shqetësuar me mesazhe, ai për asnjë moment nuk ka preferuar të fshehë identitetin e tij.

“Persekutimi” i vazhdueshëm në telefon nuk është duruar më nga 37 vjeçarja, që ka parë si mënyrën më të mirë për ta frenuar bashkëmoshatarin e saj denoncimin në polici.

Efektivët e rendit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 37 vjeçarin E.I., ndërkohë që mbi të rëndon akuza “Përdorim me keqadashje i thirrjeve telefonike”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/