Policia e Shtetit ka pezulluar policin që i kërkonte patentën një pasagjeri makine, në Durrës. Në një njoftim të lëshuar pak më parë, Policia e Shtetit deklaron: "Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që në mungesë profesionalizmi dhe duke mos respektuar procedurat ligjore, i kërkon lejen e drejtimit pasagjerit, pasi ka ndalur një automjet për një kontroll rutinë, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar menjëherë efektivin Neim Imeri, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, si dhe ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës për eprorin e tij të drejtpërdrejt, Arjan Çali, me detyrë përgjegjës turni, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit."
"Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve të punonjësve të policisë në numrin 129 dhe numrin falas të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat 08009090, duke i garantuar për reagimin në kohë dhe marrjen e masave ligjore ndaj abuzuesve," – thuhet në njoftimin e Policisë se Shtetit.





