Durrës, 5 korrik 2014 – Ka rezultuar fatale për një të ri nga Sukthi, konsumimi i pijeve të ndryshme alkoolike në një festë rinore.

18 vjeçari H.H., ka mbyllur sytë mëngjesin e djeshëm në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pikërisht një muaj pas ‘festës së çmendur” me bashkëmoshatarët e tij.

Mësohet se adoleshenti ka pirë në datë 4 qershor sasi të konsiderueshme alkooli, ndërsa ndodhej në një lokal në shoqërinë e miqve të tij. 18 vjeçari ka nisur të ndihet keq dhe është shoqëruar për në shtëpi nga shokët.

Familjarët e tij, mësohet se e kanë dërguar atë në spital rreth 3 ditë më vonë, pikërisht në datë 7 qershor, pasi adoleshenti vazhdonte të ishte në gjendje të rënduar.

Për rreth një muaj, 18 vjeçari ka qenë nën kujdesin e mjekëve, por duket se pasojat që alkooli i ka lënë në organizëm kanë qenë mjaft të rënda, aq sa për ta çuar drejt vdekjes.

Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria e rrethit Durrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/