DURRES – Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se kanë arrestuar mëngjesin e së hënës shtetasin Klodian Calliku, 20 vjeç nga Maminasi. I riu është konfrontuar rreth orës 00.30 në lokalin “Klodi”, në Maminas me dy shtetas nga Manza.

Sipas policisë, tre shtetasit në fjalë kanë qenë duke pirë në lokal, kur kanë nisur të debatojnë njëri me tjetrin. Duket se gjakrat janë nxehur dhe 20 vjeçari Calliku ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe ka plagosur dy shtetasit Sh. Hoxha, 37 vjeç dhe M. Hoxha, 23 vjeç.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e mirë. Ndërkohë autori i plagosjes është vënë nën prangat e policisë.