4 shkurt 2014- Gjatë paradites së sotme në lagjen Nr .14 ne Durrës, shtetasi R.B., 15 vjeç, për motive te dobëta, grindje e çastit në mbrojtje të një bashkëmoshatari, ka goditur ne trup me një kaçavidë shtetasin E.K., 16 vjeç. Menjëherë i plagosuri është dërguar drejt spitalit rajonal për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku mësohet se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë të cilat vijuan kërkimet për autorin e larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas saj. Në sajë të kërkimeve të ndërmarra u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, brenda disa orësh, dhe bashkë me të edhe sendit të përdorur për kryerjen e krimit. Aktualisht vijojnë veprimet proceduriale të rastit, në prani edhe të psikologut , për veprën penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Durrës, plagos shokun e shkollës, kapet 15 vjeçari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Publikohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u zbuluan abuzimet me vajza të reja
Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe ndërroi jetë 57-vjeçari nga Durrësi, procedohet tekniku i firmës
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar





