DURRES,14 tetor 2013 – Në orët e mbrëmjes, në një lokal në qytetin e Durrësit, është plagosur një 19-vjeçar. Sipas policisë së Durrësit, 19-vjeçari Ardit Çizmja është plagosur me thikë në gjoks, duke marrë plagë të rënda. Ai është dërguar nëspital dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Policia  ka identifikuar autorin e plagosjes dhe se ka nisur kërkimet për kapjen e tij.