DURRES, 17 qershor 2013 – Një 36-vjeçar është qëlluar më armë zjarri në kokë e këmbë, nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 14 Shkozet Durrës.
Personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri është identifikuar nga policia me emri D. Lasku 36 vjeç, i cili është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e të plagosurit sipas mjekëve është stabilizuar, ndonëse ka dy plagë të shkaktuara me armë zjarri në kokë e këmbë.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët po punojnë për mbledhjen e provave në vendngjarje, të dëshmive mbi atë çfarë ka ndodhur si dhe po punojnë në drejtim të identifikimit të autorit si arrestimin e tij.
Nga ana e policisë zyrtarisht ende nuk dhënë ndonjë informacion mbi atë çfarë ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari të ketë mbetur i plagosur pas një konflikti në rrethana ende të paqarta me person të tjerë.
Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal në mungesë dhe po punohen për kapjen e dy shtetasve, të identifikuar si të dyshuar për një ngjarje e ndodhur në lagjen Nr.14 Shkozet.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





