Durrës, 29 qershor 2014 – Një 64 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës, ndërkohë që vetëm pak minuta pas krimit është arrestuar autori.

Burime policore bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi Skënder Domi, banor i lagjes nr.13 në Durrës.

Ndërkohë policia ka mundur t’i vërë prangat autorit të plagosjes, 29 vjeçarit Ervin Hysa. 

I dyshuari u shoqërua në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, 29 vjeçarit Hysa iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë model 54 mm, me një krehër dhe gjashtë fishekë.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkaqet që çuan në konfliktimin e dy personave, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur me armë zjarri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/