Një 55-vjeçar nga Xhafzotaj ka përfunduar me plagë të lehta, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga një bashkëfshatar i ri 21-vjeçar.
Mësohet se i riu e ka rrahur 55-vjeçarin me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime të shumta.
Ndaj 21-vjeçarit ka nisur procedimi penal për “Plagosje të lehtë me dashje”.





