Një plagosje me thikë është regjistruar para pak minutash në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake ende të pakonfirmuara, një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spital.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije për “DurrësLajm” se ai ndodhet në sallën e operimit, në gjendje kritike për jetën.

Pritet të zbardhet më shumë në minutat në vijim.