Një efektiv i policisë rrugore në Durrës është aksidentuar pak minuta më parë.
Aksidenti është regjistruar në rrugën “Aleksandër Goga”, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, në lagjen nr.7.
Nga informacionet e para mësohet se efektivi që po udhëtonte me një motor është përplasur me një automjet dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.
Kolegët e policit të aksidnetuar ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





