Durrës, 9 prill 2014 – Një 45 vjeçar, banues në Arapaj Durrës, është prangosur, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia prej mëse një viti e gjysëm.

Mësohet se gjykata e Durrësit e kishte dënuar 45 vjeçarin Ismail Dule me 2 vite burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Dule akuzohet se në tetor të vitit 2012 ka goditur me grushta dhe thikë bashkëfshatarin e tij B.D., duke i shkaktuar plagë të rënda.

Konflikti mes të dyve është konsumuar në zonën e Arapajt dhe sipas policisë ka qenë për motive të dobëta.

Tashmë 45-vjeçarit Dule do t’i duhet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/