Gentian Kuqi, 50 vjeç është arrestuar pasditen e sotme në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri një 40-vjeçar, M.Spirollari.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë për t’u larguar, rrethimit të zonës dhe pas negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vihet në pranga autori.

Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.