Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka plagosur dy persona me thikë në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për kapjen e shtetasit E. L., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasit M. Sh., 20 vjeç, dhe Xh. Ç., 23 vjeç.”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.





