Durrës, 6 gusht 2014 – Një 47 vjeçar nga Durrësi, me iniciale L.Gj. po ndiqet penalisht, i dyshuar si autor i një plagosje.

Gjatë ditës së djeshme, L.Gj., në lagjen Nr.11 Durrës, pranë lulishtes “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive banale, ka qëlluar me thikë duke lënë të plagosur lehtë 56 vjeçarin A.P., banues në Durrës.

Nga ana e uniformave blu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur për plagosje, u kryen veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Plagosje me dashje”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/