Në këtë vend, dhuna po merr përmasa të frikshme. Episode të ndryshme shënohen kudo, e motivet kryesore në pjesën më të madhe të rasteve janë të dobëta sipas policisë.

Familjarët që rrahin personat e tyre më të dashur, kushërinjtë që rrihen mes njëri-tjetrit, apo edhe shumë raste të rinjsh e të rejash që dhunohen pa fund.

Por ka edhe konflikte fqinjësh, të cilët më pas përfundojnë deri në komisariate. I tillë është ai i regjistruar një ditë më parë në Durrës, konkretisht në Manzë.

Policia bën të ditur se dy komshije të moshës 41 dhe 42 vjeçe janë përfshirë në një konflikt dhe njëra prej tyre ka goditur me grushte tjetrën.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetases SH.E., 41 vjeçe, ndërsa e dhunuara është shtetasja L.V., 42 vjeçe.