Dy konflikte për motive të dobëta janë regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.15 dhe nr.18 në Durrës.

Sipas policisë, shtetasit Festim e B.M, vjeç 25 e 43, banues në Durrës, në lagjen nr.15, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin M.P, vjeç 38, banues në Durrës.

Ndërsa në lagjen nr.18, sherri ka pasur për protagonist shtetasin K.D, vjeç 52, i cili ka goditur me grusht shtetasin G.S 43 vjeç.

Për të dy rastet, policia ka përcjellë çështjet në Prokurori për hetime të mëtejshme.