Një konflikt fizik është regjistruar pak minuta më parë Durrës.

Burime policore konfirmojnë për “DurrësLajm” se 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta tek bulevardi “Dyrrah”, afër ish-dyqanit të luleve.

Blutë e qarkut kanë bërë shoqërimin e tyre për në komisariat, për të zbardhur më tej të gjithë detajet dhe motivet e ngjarjes.