DURRËS, 15 prill 2014 – Nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për grantet konkurruese Këshillit të Qarkut të Durrësit i janë akorduar fonde për tre rikonstruksione: rruga nga tuneli i Rrashbullit deri te Varrezat e Reja; rruga kombëtare Qendër-Manskuri; rrugët e ish-Kënetës (Bisht Kamza).
Për sa i takon rikonstruksionit të rrugëve të ish-Kënetës, bashkia e Durrësit, e ka përfunduar si investim, duke kryer punimet sipas projektit dhe preventivave përkatës, thotë administrata e këshillit të qarkut.
Kurse për rikonstruksionet e rrugës kombëtare Qendër-Manskuri dhe tuneli i Rrashbullit-Varrezat e Reja janë ndjekur dhe kryer punimet sipas projekt-preventivave përkatës, me ndryshimet e miratuara, si dhe vazhdon ndjekja e financimit për pjesën e mbetur e përfundimin e punimeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





