Po punonte në banesën e tij por 48-vjeçari në Durrës rrëzohet nga dritarja e katit të dytë.
Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor në lagjen nr.17/1 të qytetit, ku mësohet se është aksidentuar shtetasi J.K., banues në Durrës.
Aktualisht, 48-vjeçari ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.





