Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë, që u gjet ditë e sotme i mbytur në det.

Bëhet fjalë për 62-vjeçarin me iniciale V.B., banues në Durrës, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 62-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me një shtetas të paidentikuar që u gjet i mbytur në det, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve u bë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Durrës (i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë).

Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det.