Mbrëmjen e së martës, në lagjen nr. 4, në Durrës një shtetase ka pasur një konflikt me një burrë (nuk dihet marrëdhënia e tyre), por në konfrontim verbal e sipër, shtetasja ka marrë një shufër hekuri dhe ka shkuar në lokal për të qëlluar burrin.
“Ajo që më ra në sy ishte qetësia e policit, i cili ndodhej vetëm pak metra larg skenës që po ndodhte dhe po qëndronte i qetë duke u marrë me trafikun.
Gruaja u kthye dhe e larguan disa herë disa burra ndërkohë që polici vazhdonte merrej me trafikun”– na shkruan një qytetar, që ka dërguar videon në redaksi.





