DURRES, 9 korrik 2013 – I dënuar disa herë për vjedhje në bashkëpunim, 18-vjeçari Andi Gjini, ka përfunduar sërish në prangat e policisë.
I piketuar prej kohësh nga blutë e Durrësit si një hajdut serial, 18-vjeçari, banor i lagjes numër 14 Shkozet, është arrestuar një ditë më parë në afërsi të zonës ku banonte.
Sipas policisë, i riu akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Objekt i grabitjeve, sqaron policia kanë qenë kryesisht shtëpitë e pushimit në zonat turistike të qytetit, në të cilat nuk jetonte njeri, apo edhe në banesa të tjera.
I ndihmuar edhe nga persona të tjerë, 18-vjeçari grabiste brenda ambjenteve të banesave, para, pajisje elektronike, vegla pune elektrike, karta bankare, etj, ndërsa në ambjente të ndryshme të jashtme, pre e grabitjes ishin dhe motoçikletat e kabujt e Albtelekomit e metalit, për t’u shitur më pas për skrap, kundrejtë një vlere të caktuar.
Pikërisht për këto vepra penale, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durrës me vendim penal datë 04.05.2011 e ka dënuar këtë shtetas me 11 muaj burg per vepren penale te ”Vjedhjes”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 24 qershor të këtij viti, për të njëjtën akuzë, për tu arrestuar nga blutë vetëm një ditë më parë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





