Durrës, 12 korrik 2014 – Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të shtunë kryetarin e komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi. Arrestimi i Gashit, është bërë pasi gjykata e Durrësit kishte vendosur masë sigurie arrest me burg në mungesë në ngarkim të tij.

Krahas Gashit janë arrestuar edhe shefin e Urbanistikës së komunës Rrashbull, Vasil Gjonin dhe një punonjës tjetër, Viktor Ndrekën. Mbi të tre këta shtetas rëndon akuza "Shpërdorim detyre".

Hetimet për Gashin janë kryer nga sektori i Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Prokurorisë së rrethit.

Pas hetimeve të ndërmarra është zbuluar se kreykomunari demokrat ka kryer shkelje ligjore në disa tendera dhe leje ndërtimi të dhëna në territorin e komunës së drejtuar prej tij.
 
Mësohet se Gashi i ka mohuar akuzat në momentin e prangosjes. Hysen Gashi është i zgjedhur lokal i Partisë Demokratike dhe e drejton komunën e Rrashbullit prej 4 mandatesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/