Policia e Durësit arreston në flagrancë tre persona për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim.

Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G.

Këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim.