Policia Bashkiake e Durrësit ka bërë bilancin e aksioneve të ndërmarra nga qershori deri më tani, përgjatë vijës bregdetare dhe jo vetë.
Me fillimin e sezonit turistik veror në Qershor 2021 shërbimet e Policisë Bashkiake kanë ndërmarrë aksion, në bashkëpunim me institucinet në varësi të Bashkisë Durrës si: IMTV, Ndërmarrja Pastrim Gjelbërimi, Ndërmarrja Rruga si dhe me Policinë e Shtetit.
Aksioni është përqëndruar kryesisht në lagjen nr.13, plazh në të dyja anët e rrugës si dhe përgjatë vijës bregdetare, duke marrë masa administrative gjobë, bllokime të materialeve, si dhe për rastet e përserituara, janë bëhen kallëzime penale, pranë Komisariatit të Policisë Plazh. Gjatë këtij aksioni janë larguar rreth:

Prioritet i Policisë Bashkiake është lirimi i hapësirave publike dhe më pas monitorimi i tyre me shërbimet tona.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare kemi operuar me shërbime 24- orëshe për të indentifikuar personat/subjektet, me aktivitet stacion plazhi duke i verifikuar dhe kontrolluar dokumentacionin përkatës, duke parë përputhshmërinë me VKM-së nr. 171 datë 27/03/2019 “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” si dhe duke ndëshkuar në cdo rast kur kemi konstatuar abuzim të subjekteve.
Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë qenë të dislokuara në të gjithë vijën bregdetare nga Ura Dajlanit deri tek Përroi Agait duke mbajtur në kontroll të vazhdueshëm subjektet dhe ambulantët.
Gjatë këtij sezoni turistik nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet asnjë tregtar ambulant të tregtojë gjatë vijës bregdetare. Vëmendje të vecantë kanë marrë tregtarët ambulant të cilët tregtonin mallra ushqimor pa leje nga organet kompetente duke u bërë problem shqetësues për qytetarët/turistët, duke rrezikuar jetën e shëndetin e tyre pasi tregtonin jashtë kushteve higjeno-sanitare. Në total nga aksioni i ndërmarrë janë larguar rreth 300 ambulantë.
Vlen të theksohet se falë punës së efektivëve të Policisë Bashkiake është ulur ndjeshëm numri i personave të helmuar nga konsumi i produkteve ushqimore ambulatore.
Gjithashtu mos lejimi i ambulantëve përgjatë vijës bregdetare ka ulur ndjeshëm edhe numrin e konflikeve midis subjekteve të cilët i bënin konkurencë të pandershme.
Në bashkëpunim me Ndërmarrjen pastrim Gjelbërimi është bërë njoftimi i të gjithë subjekteve duke i përcaktuar një orar për hedhjen e mbetjeve urbane në kontenier. E gjithë vija bregdetare është monitoruar me shërbime 24 orëshe duke ndëshkuar cdo subjekt i cili nuk respekton orarin e përcaktuar me masë administrative më gjobë.
Një fenomen i cili ndodh rëndomtë gjatë sezonit turistik veror është humbja e fëmijëve përgjatë vijës bregdetare, nga të cilat janë evidentuar 6-8 raste në ditë. Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë bërë të mundur gjetjen e fëmijëve të cilët nga neglizhenca apo pakujdesia e prindërve humbnin kontaktet me të afërmit e familjarët në plazh. Angazhimi ynë ka qënë maksimal për ti bashkuar fëmijët me familjarët nga të cilët kemi marrë edhe përgëzime dhe falenderime. Pavarësisht masave të marra për rritjen e sigurisë për pushuesit, shërbimet tona apelojnë për më shumë kujdes nga prindërit. Përveç kujdesit që duhet të tregojnë prindërit apo shoqëruesit e fëmijëve në plazhe, për të mos i humbur ata nga sytë, duhet dhe t’i edukojnë në rast se ndodh shkëputja, që të mos përfshihen nga paniku, por të kërkojnë ndihmë. E gjithë vija bregdetare nga ura Dajlanit deri tek Përroi Agait mbulohet me sherbimet tona 24/7. Nëpërmjet faqes tonë zyrtare në facebook janë këshilluar prindërit që të mos humbasin kohë nga momenti që konstatojnë humbjen e fëmijës, por të marrin menjëherë kontakt me shërbimet tona pasi kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre.
Shërbimet tona kanë qenë prezente për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore të organizuara nga Bashkia Durrës.