Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë shpërndarë gjatë ditës së sotme ushqime falas tek pensionistët e vetmuar.
Madje, pakot me ushqime janë siguruar falë kontributit vullnetar të të gjithë punonjësve të kësaj policie.
“Punonjësit e Policisë Bashkiake Durrës u shpërndajnë pako me ushqime pensionistëve të vetmuar, në shenjë falenderimi që zbatojnë urdhërin për të mos dalë nga shtëpitë, duke ruajtur shëndetin e jetën e tyre. Pakot u përgatitën me kontributin financiar të të gjithë punonjësve të policisë bashkiake!”,- shkruan kryebashkiaku në detyrë, Zhuljen Varfaj, në një postim në rrjete sociale.





