Policia Bashkiake e Durrësit ka bërë një njoftim për qytetarët përmes një postimi në rrjete sociale.
Policia Bashkiake fton të gjithë qytetarët që konstatojnë raste të zaptimit të hapësirave dhe vendparkimeve publike t’I denoncojnë ato në numrin e tel: +052 2322 50.
Njoftimi i Policisë Bashkiake:
Shërbimet e Policisë Bashkiake të Durrësit kanë marrë e do vazhdojnë të marrin masa administrative ndaj automjeteve dhe drejtuesve të tyre, të cilet zaptojnë hapësirat dhe vendparkimet publike duke vështirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve pranë Shëtitores Taulantia.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive në numrin e Policisë Bashkiake +052 2322 50.





